Ja orari i javës së 18-të

Superliga kthehet në fundjavë edhe kësaj radhe me ndeshje intersante. Të shtunën zhvillohen dy takime, ndërsa spikat derbi i moqëm në mes Prishtinës dhe Trepçës.  Po të shtunën do të luaj edhe kampioni vjeshtor, njëherit lideri i Superligës, Feronikeli që do të pres Vëllaznimin në Skënderaj. Të shtunën luhet edhe ndeshja Istogu – Drenica.

Të dielen janë dy takime. Luhet një tjetër derbi në ‘Riza Lushta’ , ku Trepça ‘89 pret Kosovën e Vushtrrisë, ndërsa Besa do të jetë nikoqire e Ferizajt.

Të hënën mbyllet me ndeshjen Hajvalia – Drita, që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Të gjitha ndeshjet ndeshjet fillojnë në ora 13:00.

Raiffaisen Superliga – Java e 18-të

E shtunë, ora 13.00

Skenderaj: Feronikeli – Vëllaznimi (SSK)

Prishtina – Trepça (RTK)

Istogu – Drenica

E diel, ora 13.00

Trepça 89 – Kosova (V) (SSK)

Besa – Ferizaj

E hënë, ora 13.00

Hajvalia – Drita (SSK)

(Ndeshja zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë)