Ja objektivat e Mourinhos në këtë afat kalimtar

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho thotë se prioritet kryesor i tij është mbajtja e lojtarëve më të mirë, por do të tentoj edhe tri nënshkrime të reja.   

Chelsea fitoi titullin e Premier Ligës në sezonin 2014-15, dhe për ketë portugezi është i prirur për të ruajtur mentalitetin e tyre fitues pa bërë ndryshime të thella në skuadër.

Edhe pse ai dëshiron të zëvendësojë sulmuesin Didier Drogba, për të shtuar një konkurrencë të vogël në radhët e tij, Mourinho pret që të ‘luftojë; me klubet rivale për t’i mbajtur yjet.

“Në sezonet e tjera, unë kam qenë shumë i lumtur kur kam shitur disa lojtarë, madje edhe më të mirët, por këtë vit unë nuk jam i lumtur për t’i shitur lojtarët më të mira të mijë, kështu që sfida e vërtetë është për t’i mbajtur ata”, tha portugezi në ‘Mirror’.

Nëse unë mbajë Eden Hazardin, Nemanja Matiqin, Branislav Ivanoviqin, Diego Kostan dhe Cesc Fabregasin, është objektivi i parë. Unë mendoj se ne kemi nevojë për tre lojtarë,  një sulmues, një mbrojtës dhe një mesfushor për t’i dhënë pak konkurrencën skuadrës”.