Ja notat e gjyqtarëve të finales së ‘Digitalb’ Kupës

Gjyqtari më i mirë për vitin e kaluar, Besfort Kosumi, e ka pasur nderin që të ndajë drejtësinë në finalen e ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit. Asistentë të Kosumit do të jenë Driton Preniqi e Fatlum Berisha, derisa refer i katërt është Bajram Gashi.

Kosumi, Preniqi dhe Berisha janë vlerësuar të tre me nota 4 (katërshe) për ndarjen e drejtësisë në këtë sfidë. e cila mbaroi vetëm me penalti. Feronikeli fitoi 5:4.