Ja me kë u takuan tifozët shqiptar të Interit

Grupi i tifozëve shqiptarë të Interit, Inter Club Albania, kanë takuar zëvendëspresidentin dhe legjendën klubit, Javier Zanetti.

Disa anëtarë nga ky grup ishin në Giuseppe Meazza për të shikuar nga afër ndeshjen mes Interit dhe Palermos.

Këta djelmosha me këtë rast patën fatin të takohen me Zanettit, ku para tij shpalosën banderolën e madhe të ‘Inter Club Albania’.

Ky grup i tifozëve njihet për aktivitet e shumta si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

 

image