Ja me kë dhe kur luan Prishtina ndeshje e radhës

Pas eliminimit të ekipit Europa FC nga Gjibraltari, Prishtina ka siguruar të drejtë ne pjesëmarrjes në xhiron e parë të kualifikimeve për Europa League.

Në këtë fazë të garave marrin pjesë gjithsej 94 ekipe nga po thuajse të gjitha vendet anëtare të UEFA-s dhe atë 26 fitues të grave kombëtare të kupës, gjashtë nënkampionë shtetesh dhe katër ekipe që kanë përfunduar në pozita te treta në kampionate përkatëse kombëtare.

Prishtina është me fat meqë do të takohet me ekipin e tretë të njërës nga ligat më të dobëta në Evropë.

Fjala është për ekipin Esch nga Luksemburgu, ekipi i cili ka histori të gjatë dhe është një nga dy-tre emrat e njohur në Evropë nga ky shtet i vogël.

Fola Esch është klub i formuar më 1906 dhe përgjatë historisë ka fituar 7 herë kampionatin dhe 3 herë Kupën e Luksemburgut dhe ka luajtur 8 herë në garat evropiane.

Për herë të fundit Esch ka qenë pjesë e kualifikimeve të Europa Ligës sezoni ne kaluar dhe kishte mbërri në xhiron e tretë të kualifikimeve.

Oasi kishte eliminuar ekipin Milsami Orhei nga Andorra dhe Interin e Bakusë së Azerbajxhanit, Esch ishte mundur nga Ostersundi, ekipi suedez në xhiron e tretë të kualifikimeve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 11 korrik në Luksemburg, ndërsa ajo e kthimit më 19 korrik në “Adem Jashari”.