Ja kush janë dy ekipet e njohura që kërkojnë Lilën

Mbrojtësi shqiptar, Andi Lila ende nuk e ka gjetur klubin e ri, por duket se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur për të.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, momentalisht është pa skuadër pasi është ndarë nga ekipi italian Parma. Lila është duke stërvitur me ekipin e Skënderbeut por mediat gjermane raportojnë se për 29-vjeçarin janë të interesuar Hamburgu dhe Panathinaikosi.

Andi Lila u aktivizua pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Parmën ku befasoi të gjithë me paraqitjet e tij duke arritur të shënonte edhe 2 gola.