Ja kur zhvillohen super-ndeshjet e barazhit

Tashmë dihen skuadrat e Vala Superligës dhe ato të Ligës së Parë që do të luajnë në barazh. Flamurtari – Vushtrria dhe Vëllaznimi – Ferizaj janë dy çiftet e kësaj “shtese” të kampionatit, shkruan Insport. 

Kryeqytetasit e vushtrriasit do të ndeshen të mërkurën, kurse gjakovarët e ferizajasit të enjten.

Të dyja ndeshjet luhen në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas prej orës 16:00.

Ndërsa, Komisioni i Garave i FFK-së njofton klubet të cilat do të luajnë në barazh për Vala Superligë se më 21 maj në orën 13:00 në selinë e FFK-së, do të bëhet caktimi ekipeve që do të luajnë në cilësi të vendasve, pastaj mënyra e ndarjes së tribunave për shikues, si dhe ngjyrat e fanellave.