Ja kur zhvillohen gjysmë-finalet e “çmendura” të Botërorit

Me kualifikimin e Kroacisë, u kompletuan kështu 2 çiftet gjysmëfinaliste, që do të kërkojnë një biletë për në finalen e madhe.

Franca dhe Belgjika do të ndeshen së bashku ditën e martë në orën 20:00.

Një përballje tepër e fortë, ku shanset për kualifikim janë të barabarta.

Një ditë më vonë do të zhvillohet edhe sfida tjetër mes Kroacisë dhe Anglisë. Si ballkanasit edhe britanikët janë të etur për sukses ndaj do të japin maksimumin në këtë përballje.

Nuk na mbetet gjë tjetër veç se t’i jetojmë dhe shijojmë emocionet që na ofron Botërori.

GJYSMËFINALET

10 korrik Francë-Belgjikë ora 20:00

11 korrik Angli-Kroaci ora 20:00