Ja kur hidhet shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve!

Liga e Kampionëve ka mësuar këtë javë 4 ekipet e para çerekfinaliste, që do të luftojnë për të fituar kupën me veshë të mëdhenj. Më 13 dhe 14 mars, do të luhen edhe 4 ndeshje të tjera, të cilat do të kompletojnë listën me ekipet çerekfinaliste, që do t’u bashkohen  Realit të Madridit, Liverpulit, Juventusit dhe Mançester Sitit.

Shorti për fazën çerekfinale do të hidhet më datë 16 mars, duke filluar nga ora 12:00, në Nion të Zvicrës.

 

Çerekfinalet e Ligës së Kampioneve do të luhet në datat 3 dhe 4 prill, ndërkohë që një javë më vonë do të luhen ndeshjet e kthimit. Finalja e madhe është planifikuar të luhet më 26 maj, në Kiev të Ukrainë.