Ja kur hedhet shorti për Superligë

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri, më 1 gusht, në orën 13:00, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për Superligë dhe Ligën e Parë.

Ftohen përfaqësuesit e klubeve që të jenë të pranishëm në tërheqjen e shortit.

12 klube do të garojnë në Superligë këtë edicion, ndërsa 16 në LIgën e Parë.

Shumë skuadra të Superligës ende nuk i kanë nisur stërvitjet.

Me gjasë disa prej tyre po kalojnë në krizë financiare dhe janë në pritje financave.