Ja kur hedhet shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

Shorti për fazën e grupeve të edicionit 2019/20 të Ligës së Kampionëve do të mbahet të enjten, më 29, gusht, në orën 18:00. Të përfshira do të jenë 32 klube, të cilat do të ndahen në tetë grupe me nga katër klube.

26 klubet që e siguruan pjesëmarrjen në këtë edicion të Ligës së Kampionëve përmes sukseseve të sezonit të kaluar janë: Barcelona, Real Madridi, Atletico Madridi, Valencia, Liverpooli, Chelsea, Manchester City, Tottenhami, Juventusi, Napoli, Interi, Atalanta, Bayern Munichi, Borussia Dortmundi, Bayer Leverkuseni, RB Leipzigi, Paris Saint-Germaini, Lyoni, Lille, Zeniti, Lokomotiv Moscoë, Benfica, Shakhtar Donetsku, Genku, Galatasaray and RB Salzburg.

Ndërsa, gjashtë skuadra të tjera do t’i shtohet kësaj liste pas përfundimit të fazës play-offs. Deri më tani kualifikimin në fazën e grupeve e kanë siguruar Crvena Zvezda, Olympiacos dhe GNK Dinamo ndërsa sot do të zbulohen tri klubet e fundit, në mesin e të cilëve garon edhe Ajaxi.

Skuadra do të ndahen në katër vazo, të cilat caktohen ose nga shuma e pikëve të fituara gjatë pesë vjetëve të fundit ose nga koeficienti i Federatës së tyre gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Në vazon e parë radhiten kampioni i Ligës së Kampionëve, kampioni i Ligës së Evropës dhe kampionët e gjashtë ligave më të mëdha në botë. Radhitja në tri vazot e tjera varet nga koeficienti i klubeve.

Asnjë klub mund të luajë kundër ndonjë klubi nga i njëjti vend. Për më tepër, sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, klubet nga Rusia dhe Ukraina s’do të lejohen të luajë kundër njëri tjetrit.

Data të rëndësishme:

17/18 shtator: Faza e grupeve, ndeshja e parë

1/2 tetor: Faza e grupeve, ndeshja e dytë

22/23 tetor: Faza e grupeve, ndeshja e tretë

5/6 nëntor: Faza e grupeve, ndeshja e katërt

26/27 nëntor: Faza e grupeve, ndeshja e pestë

10/11 dhjetor: Faza e grupeve, ndeshja e gjashtë

Finalja e këtij edicioni do të zhvillohet më 30 maj, në stadiumin “Ataturk Olimpiyat Stadi” në Stamboll.