Ja kur do të takohen Flamurtari e Prishtina, por edhe Feronikeli e Drenica

Tashmë është bërë e ditur edhe orari i javës së parë në Superligë.

Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën kurse tri të tjera të dielën, shkruan Gazetaolle.

Kampioni, Feronikeli të shtunën luan ndaj Drenicës derbin rajonal.

Kurse po të njëjtën ditë do të zhvillohet derbi i kryeqytetit, Flamurtari – Prishtina.

Orari për javën e parë në Superligë

E shtune

Flamurtari – Prishtina 17:00
Feronikeli – Drenica 17:00
Llapi – Vushtrria 17:00

E diel

Drita – Ferizaj 17:00
Trepça ’89 – Gjilani 17:00
Dukagjini – Ballkani 17:00