Ja kur dalin biletat e ndeshjes, Kosova – Mali i Zi në shitje

Kosova – Mali i Zi, është ndeshja që po pritet me padurim nga tifozët e Kosovës.

Tashmë pyetjet për të pasur një biletë për këtë takim janë të përditshme, shkruan Gazeta Olle.

Kompania online e shitjes së biletave “tiks.app”, ka dalë me njoftim zyrtar lidhur se kur do të dalin biletat në shitje.

“Biletat e ndeshjes Kosova V Mali I Zi do te dalin ne shitje online me 07.10.2019 ne orën 16:00. Suksese”, shkruhet në njoftim zyrtar nga kjo faqe.

Takimi ndaj Malit të Zi pritet të jetë vendimtar për Kosovës pasi me fitore do të rriste gjasat për kualifikim në Euro2020.

Kosova – Mali i Zi, zhvillohet me 14 tetor nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurse para këtij takimi, Kosova luan ndaj Gjibraltarit po në “Fadil Vokrri” me 10 tetor./GazetaOlle