Ja kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut në ‘finalen’ për Champins

Pas fitores së djeshme 2-0 në Moldavi ndaj Milsamit, Skënderbeu mund të quhet me një këmbë në rrethin e fundit eliminator të Ligës së Kampionëve dhe automatikisht në grupet e Europa League.

Në fakt, në këtë raund, korçarët kanë fatin të shmangin “big-ët” e Evropës, duke filluar nga Manchster Junajtid, Leverkusen, Valencia dhe Lacio, pasi kampionët tanë, sipas rregullit të UEFA-s duhet të përballen vetëm me skuadrat që kane fituar titullin në kampionatet respektive. Katër ekipet e mësipërme nuk e kane bërë një gjë të tille sezonin e shkuar, shkruan Sport Ekspres.

Ja kundërshtaret e mundshëm të Skënderbeut në raundin e 4-t Eliminator të Ligës së Kampioneve:

 

Leh Poznan-Basel

Makabi T. Aviv-Plzen

Salzburg-Malmo

Steaua B.-Partizani B.

Selltik-Karabak