Ja ku pritet t’i luajë Prishtina ndeshjet si vendas në pranverë

Skuadra e Prishtinës ka pothuajse dy vjet me mungesë të stadiumit të Qytetit në Prishtinë.

Kjo pasi në këtë të fundit kanë filluar punimet për renovimin total, për t’i plotësuar kriteret që kërkon UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Prishtina ndeshjet si vendas gjatë këtyre dy viteve i ka luajtur disa në Kastriot, disa në Podujevë e së fundi në Drenas.

fusha shi lloq feronikeli

Pikërisht në Drenas pritet që edhe në pranverë Prishtina t’i luajë ndeshjet, duke ditur se në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ka ende punë për t’u bërë.

Zyrtar të FFK-së kanë deklaruar se afati i fundit për ta paraqitur në UEFA, këtë stadium është deri në fund të muajit mars.

drenas feronikeli