Ja ku mund ta ndiqni meçin, Joshua – Parker

Sonte ( e shtunë ) rreth orës 23:00, në kohën tonë lokale, në ‘Principallity Stadium’ të Cardiffit do të mbahet meçi i shumëpritur nga të gjithë adhuruesit e sportit të boksit, Joshua – Parker.

Anthony Joshua është kampion aktual në versionet WBA, IBF dhe IBO, kurse Parker është kampion bote në versionin WBO dhe fituesi i këtij meçi do të mbajë titullin e kampionit të botës në të katër këto versione, shkruan IndeksOnline.

Tri meçet e fundit për Antony Joshua janë të gjitha fitore, por edhe kundërshtari i tij nuk është më keq se Joshua , pasiqë edhe Parker në tre meçet e fundit i ka të gjitha fitore.

Fituesit të këtij meçi më pas i mbetet që të duelojë me Deontay Wilder, i cili mbetet kampion bote ne kategorinë e rëndë në versionin WBC dhe për herë të parë, pas një kohe shumë të gjatë mund të kemi kampion absolut të kategorisë së rëndë dhe boksier i cili mban tituj në katër versionet e mëdha (WBC, WBA, IBF dhe WBO).

Për ta shikuar këtë meç Sky Sports kishte raportuar se duhej një abonim prej 30 euro, mirëpo para pak minutave, platforma gjigante ka theksuar se do të transmetojnë meçin edhe pa para. Rreth orës 22:00, Sky Sports do të transmetojë live meçin në rrjetin social Facebook.