Ja ku ka përfunduar ‘Lordi i Futbollit’

Futbollisti danez, Nicklas Bendtner, ka qenë njëri nga lojtarët më premtues në botën e futbollit, derisa mori edhe nofkën ‘Lordi i Futbollit’.

Fillimisht u mendua se do të ishte një nga ata lojtarë që në të ardhmen do ishte ndër më të mirët në botë, pasi talenti dhe klasi nuk i mungonin.

Image result for bendtner

Por Nicklas Bendtner nuk u bë kurrë “i madh”. Kjo për shkak të sjelljeve të tij ku me shaka nga tifozët filloi të konsiderohej edhe si “Lordi i Futbollit”.

Nga Arsenali, ku u bë i njohur kaloi te Juventus, Wolfsburg, Nottingham apo edhe Sunderland. Sot, në moshën 30 vjeçare aktivizohet në Norvegji me ekipin e Rosenborg.

Është golashënuesi më i mirë i ekipit dhe një nga më të mirët në kampionat. Me sa duket ky është dimensioni real i Bendtner që kurrë nuk u bë protagonist në futbollin e madh të Europës. /Gazeta Olle/

Image result for bendtner