Ja kë e vizituan Mavraj dhe Rama pas fitores (FOTO)

Heroi i ndeshjes së mbrëmshme kundër Armenisë, Mërgim Mavraj dhe mesfushori Valdet Rama në mëngjes kanë vizituar mikun e tyre imamin Ahmet Kalaja, ku i kanë kryer edhe obligimet fetare.

Ata kishin një dhuratë për imamin, fanellën e Mavrajt që shënoi dje kundër Armenisë, transmeton Gazetaolle.com.

Edhe Kraja nuk i kthue duarthatë djelmoshat kuqezi, duke iu dhuruar nga një libër në gjuhën gjermane, pasi dhe Rama edhe Mavraj shkollimin e kanë kryer në këtë gjuhë.

Mavraj gjithmonë e ka cituar se Ahmet Kraja është mik i mirë i tij dhe i ka dhënë shumë forcë për tu kthyer në fushë kundër Armenisë.

mavraj 2

 

mavraj

 

mavraj 1