Ja fjalët e para të De Biasit për kundërshtarët e Shqipërisë

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka dhënë deklaratën e parë të tij në lidhje me shortin e hedhur sot në St.Petersburt të Rusisë, për kualifikimet e botërorit ‘Rusi 2018’.

Shqipëria ndodhet në grupin G me Italinë, Spanjën, Izraelin, Lihtenshtajnin, dhe Maqedoninë.

Trajneri i kuqezinjve, tha se dueli me Italinë do të jetë derbi.

“Ne kemi një grup të vështirë, bazuar në kualifikimet për kampionatin evropian. Shqipëria duhet të luajë kartat e saj, por gjëja më kurioze për shqiptarët është përballja me Italinë. Për neve, do të jetë si një derbi, ashtu siç do të jetë për ta të luajnë kundër Spanjës, pasi në Itali luajnë disa shqiptarë”, tha Gianni de Biasi, shkruan repubblica.it, transmeton GazetaOlle.com.

“Unë besoj se SHqipëria duhet të rrezikojë me të gjithë kundërshtarët”, shtoi ai, përcjell Gazeta Olle.

I pyetur se cilës i frikësohet më shumë, Spanjës apo Italisë, italiani u shpreh: “Të dyja kanë një shkallë të lartë teknike. Sidoqoftë ndeshjet nuk kanë zbritje dhe rezultati është gjithmonë i barabartë. Ne do të shohim se si do të dalim në ato takime, pasi ne jemi duke u rritur, dhe në fund të fundit, ata që arrijnë të fitojnë do të kualifikohen”.

De Biasi nuk nënvlerëson as kundërshtarët e tjerë. “Aspak, shikoni ne do të luajmë me Izraelin dhe Maqedoninë. Jën kundërshtar të rrethit konkurrues dhe sfidues”, përfundoi De Biasi. /Gazeta Olle/

shqiperia