Ja çmimet fenomale të biletave për ndeshjesn Angli – Kosovë

Anglia do të luajë në stadiumin e Southamptonit për ndeshjen kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro 2020” në shtator.

Ndeshja do të zhvillohet në “St. Mary’Stadium” më 10 shtator, ditë e marte.

Kjo do të jetë hera e pare që Anglia i zhvillon ndeshjet në këtë stadium që prej tetorit të vitit 2002, kur u përball me Maqedoninë në barazimin 2:2, raporton Zëri.info.

Saktësisht, në këtë stadium kohëve të fundit ka luajtur më shumë Kombëtarja U-21 e Anglisë dhe Kombëtarja e femrave.

Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje nga dita e premte e 10 majit.

Çmimet e biletave fillojnë nga 10 funte, 25 funte, 35 funte, 45 funte dhe 55 funte.

Do të jetë një ndeshje historike gjithashtu, pasi që do të jetë përballja e parë e Anglisë me Kosovën që prej pranimit të “Dardanëve” në UEFA dhe FIFA.

Që prej atëherë, Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm duke e mbyllur grupin përkatës në Ligën e Kombeve pa asnjë humbje.