Ja çka thotë kapiteni Lorik Cana

Kapiteni legjendar Lorik Cana, me shumë emocione ka thënë se është krenar që ka arritur të kualifikohet me kombëtaren në Euro 2016.

“Fjalët janë të pakta. Brezi që ka ardhur me krenari dhe me dëshirën për të krenuar popullin e vet. Jam shumë i lumtur dhe tepër i kënaqur. Kemi duruar gjithçka humbje, fitore e madje edhe sharje. Sharje edhe nga tanët madje, por kjo harrohet”, ka thënë Cana pas ndeshjes.

Ai thotë se është ndier keq pas humbjes nga Serbia megjithatë pasi që skuadra kuqezi arriti kualifikimin, Cana thotë se serbët mund t’i shohin vetëm nga televizori kur kuqezinjtë të luajnë në Francë.

“Serbët na shohin nga televizori dhe pinë birra”, ka thënë ai duke përshëndetur lojtarët e Serbisë.