Ja cilët gjyqtarë të njohur nuk i kaluan testet fizike në ‘Adem Jashari’

Në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, të shtunën janë mbajtur testet fizike për gjyqtarët në Superligën e Kosovës dhe ligat tjera.

Jo të gjithë gjyqtarët kanë qenë të suksesshëm.

Ilir Shuleta, Idriz Kelmendi, Tefik Maloku, Selim Isufi, Labinot Fejza, Erdall Zasella, Besnik Sejdiu, Dardan Qaka, Selim Hajdari, Eroll Jonuzi, Besnik Bunjaku, Driton Rrahmani, Arton Latifi dhe Ali Peshteri, janë disa nga gjyqtarët të cilët nuk kanë arritur që ti kalojnë testet fizike, të cilat u realizuan nën monitorimin e instruktorëve shqiptar të FIFA-s.

Ndryshe, u mbajtën edhe disa ligjërata teksa ligjeruan Plarent Kotherja edhe Sokol Jareci.