Ja çfarë thotë tifozi anglez që mbeti pa biletë për të hyrë në ‘Fadil Vokrri’

Anglia shënoi fitore të thellë në përballje me Kosovën në ‘Fadil Vokrri’.

Por, jo të gjithë tifozët që udhëtuan drejt Prishtinës nga Anglia patën rastin të futen brenda stadiumit ikonik kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Kishte nga ta që u deshtë ta shijonin performancën e mirë të kombëtare së tyre në ekranet televizive.

Njëri nga ta, përkundër kësaj, e shijoi mjaftë shumë këtë gjë. Shane Bell tregoi përvojën e tij të pabesueshme duke ndjekur ndeshjen nga ekrani gjigant i vendosur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

“Edhe pse pa biletë, Kosova ishte një përvojë e pabesueshme”, shkroi tifozi i ‘Tre Luanëve’.

Anglia triumfi 4:0 për t’u kualifikuar në ‘Euro 2020’ si e para e grupit. Kosova mbeti e treta. /Gazeta Olle/