Ja çfarë thotë Mustafi për Real Madridin

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, i cili aktivizohet te skuadra spanjolle Valencia, ka folur rreth interesimit të klubit mbretëro Real Madrid.

“Unë mendoj se kur një klub si Real Madridi interesohet për ty është një nder i madh, kjo tregon se sa mirë kam luajtur edicionin që lamë pas dhe unë jam krenarë për këtë”, deklaroi Mustafi, transmeton GazetaOlle.com

Mustafi ka folur edhe për skuadrën e tij aktuale Valencia, duke thënë se janë të fokusuar që të arrijnë sa më larg në Ligën e Kampionëve.

“Së pari duhet që të kualifikohemi për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, e dimë se nuk do të jetë e lehtë por besoj se do të ia dalim”.