Ja çfarë thotë Bunjaku në lidhje me Trashajn

Edhe pse u tha që futbollisti kosovar Shani Tarashaj, ka refuzuar Përfaqësuesën e Kosovës, një gjë të tillë e ka mohuar selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, për GazetaOlle.com. Ai ka thënë se nuk është e vërtetë që Trashaj ka refuzuar Kosovën.

“Fillimisht nuk është e vërtetë që Tarashaj ka refuzuar Kosovën, sepse asnjëherë nuk e kam ftuar zyrtarisht per t’iu bashkuar Kosovës. Mirëpo kam pasur komunikim me të dhe në këtë komunikim, ai përkundrazi ka shprehur gatishmërin që në momentin e përshtatshëm t’i bashkohet Kosovës. Sëbashku jemi dakorduar që ai të zhvilloj edhe dy ose tri ndeshje me Zvicrën dhe pastaj ta ftojmë dhe ai të behët pjesë e reprezentacionit tonë. Prandaj ajo që është shkruar sot nëpër disa media ka qene thjeshtë një propagandë”, deklaroi Bunjaku, për GazetaOlle.com