Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për ndeshjen Kosovë – Shqipëri

Përfaqësuesja e Kosovës, luajti ndeshjen vëllazërore me Shqipërinë duke barazuar 2:2, në një atmosferë fantastike të krijuar në stadiumin e Prishtinës.

Për këtë ndeshje anash nuk kanë mbetur as mediat serbe të cilat po mundohen të gjejnë kritika këtij takimi.

“Këto dy kombëtare, njëra prej të cilave nuk është e njohur, kanë luajtur një ndeshje miqësore në Prishtinë”, shkruan Telegraf.rs.

B92 shkruan: ‘Kosova dhe Shqipëria barazojnë në Prishtinë’.

Ndërsa Kurir.rs shkruan se Shqiptarët provokuan sërish, ku pasi dogjën flamurin serb, huliganët ngritën edhe dronin”.