Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për dënimin e Kosovës nga FIFA (FOTO)

Mediat serbe i janë gëzuar dënimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga FIFA për fyerje në baza racore në ndeshjen ndaj Kroacisë

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka dënuar FFK-në me gjobë prej 30 mijë frangave zvicerane, për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së sendeve piroteknike nga ana e adhuruesve në ndeshjen Kosova – Kroacia që u zhvillua më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër.

Mediat serbe i janë gëzuar këtij dënimi. E përditshmja serbe  “Kurir” thotë se pasi kroatët bënë thirrje të turpshme kundër Serbisë, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kosova.

“Thirrjet e turpshme nga kroatët dhe kosovarët më në fund u dënuan” shkruan Kurir, përcjell Express.

Edhe portali serb “Blic”, ka treguar se FIFA ka dënuar ashpër thirrjet e kroatëve dhe kosovarëve kundër Serbisë.

denim