Ja çfarë po ndodh në Lozanë

Të pranishëm në seancën dëgjimore të Shqipërisë në Lozanë janë dhe drejtues të Federatës Serbe, si sekretari  i përgjithshëm Zoran Lakoviç, shefi i sigurisë së federatës Milivoj Mirkov dhe shefi i personaletit të stjuartëve në stadiumin “Partizani” të Beogradit, gjithashtu kapiteni i Përfaqësues Serbe, Branislav Ivanoviç.

Menjëherë pasi kanë përfunduar dëshminë trajneri De Biazi dhe kapiteni  Cana,  do të dëshmojnë përfaqësuesit e Federatës Serbë, që përmendëm më lart.

Ndërkohë nga pala shqiptare, në mbrojtje të saj, do të flasin para gjykatës ekspertë të mirënjohur në arenën ndërkombëtare, si, Prof. Sebastien Besson, i specializuar në çështjet e arbitrazhit, profesor në universitetin e Neuchatel që konsiderohet si lideri i brezit të ardhshëm të jurisprudencës zvicerane dhe Prof. Dr. Alain Macaluso, një tjetër emër i madh i së drejtës ndërkombëtare, lektor në universitetin e Lozanës.

Pasi të përfundojë seanca dëgjimore e të dy palëve, Gjykata e Arbitrashit Sportiv mund ta mbyllë seancën pas orës 18:00. Duke lënë në të kuptojmë që vendimi për këtë çështje mund të mos merret sot.