Ja çfarë mendojnë drejtuesit e Beshiktashit për Skënderbeun

 Skënderbeu ndodhet në një grup me Sportingun e Lisbonës, Lokomotivën e Moskës dhe Beshiktashin.

Pikërisht këta të fundit e kanë komentuar grupin, duke shprehur mosnjohuri për Skënderbeun.

“E njohim Sportingun dhe Lokomotivën, por nuk kemi shumë informata për shqiptarët. Sidoqoftë, ne duam të shkojmë sa më larg që mundemi”, tha Erdal Torunogjullar, anëtar i Bordit të Beshiktashit.