Itali – Shqipëri, lajm i rëndësishëm nga Federata Shqiptare e Futbollit

Federata Shqiptare e Futbolli ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Itali-Shqipëri, e cila luhet më 24 mars në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo.

Në njoftimin e bërë thuhet se shitja e biletave bëhet pranë FSHF-s.

Njoftimi 

“FSHF bën me dije që ka nisur edhe shitja e biletave për ndeshjen eliminatore zyrtare të 24 marsit në Palermo, mes Italisë dhe  Shqipërisë, që do të zhvillohet në stadiumin “RENZO BARBERA”, në Palermo. Në dispozicion të tifozëve shqiptarë janë biletat tek sektori i tifozëve miq dhe ÇMIMI i tyre është 12 euro. Të gjithë sportdashësit dhe personat e interesuar të drejtohen pranë FSHF dhe të jenë të pajisur me kartat e identitetit në mënyrë që të kenë mundësi për t’u pajisur me biletën e ndeshjes”, shkruhet në njoftimin e bërë.