Isufi: Ta dërgojmë në shtëpi trofeun e vetëm që na mungon

Bekim Isufi është shprehur optimist para duelit me Prishtinën në kuadër të Superkupës së Kosovës.

Drita në këtë përballje vjen si kampion i Kosovës, ndërsa Superkupën nuk e ka fituar asnjëherë.

“Është me rëndësi për Dritën që ta fitojmë këtë trofe qe një kohë të gjatë”.

“Duke e ditur që Drita ka qenë fitues i Kupës, fitues i titulli të kampioni, por në Superkupë ka humbur dy herë”.

bekim isufi

“Një ndeshje shumë e rëndësishme për tërë ato vite sa qëndron Drita”, ka thënë Isufi.

Ndeshja zhvillohet nesër (e hënë) nga ora 20:00. /Gazeta Olle/