Isufi: Pësuam prej lojtarëve që nuk është pritur

Edhe pse ishte duke fituar me rezultat 2:0, Drita nuk arriti që ta ruajë epërsinë ndaj Llapit deri në fund, duke pranuar dy gola për të përfunduar ndeshja me rezultat 2:2.

Kjo sfidë takoi xhiros së 15-të të Raiffeisen Superligës. “Pësuam dy gola nga dy gabime. Në futboll duhesh me qenë i koncentruar gjatë gjithë lojës. Pësuam prej lojtarëve që nuk është pritur, po them se këto gjëra ndodhin në futboll. 2:0 është rezultati i keq. Jemi mësuar me këto ndëshkime në minutat e fundit. Nuk kemi se çka të bëjmë, duhet të pajtohemi me këtë rezultat. Koncentrimi dhe vet kënaqësia ndoshta e bëri të veten”, ka deklaruar pas ndeshjes trajneri i Dritës, Bekim Isufi.

“Ne jemi duke treguar futboll, por po mungojnë rezultatet. Pas të përfundojë kampionati duhet të ulemi të analizojmë se ku janë defektet që po na përsëriten prej ndeshjes në ndeshje. Të mendojmë dhe analizojmë edhe kontributin e lojtarëve që e kanë dhanë gjatë gjithë kampionatit”, shtoi Bekim Isufi.

Drita tashmë ndodhet e nënta në tabelë me 18 pikë të tubuara.