Istrefi: Pikë e madhe për Ferizajn

Kapiteni i Ferizajt, Agron Istrefi, ka befasuar me deklaratën pas ndeshjes duke thënë që barazimi me Hajvalinë ia ka sjellë një pikë të madhe ferizajasve.

“Kemi hyrë në ndeshje për të mos pësuar gol dhe me pak fat mundëm që të fitojmë. Kjo është për ne një pikë e madhe, që na jep forcë për ndeshjet e radhës. I kemi edhe tetë ndeshje dhe besoj që mund t’i ikim dy pozitave të fundit”, deklaroi Istrefi për “Supersport”.

Ferizaj-Hajvalia u mbyll 0:0.