Istogu pretendon se është dëmtuar nga gjyqtarët: Publikon foto dhe video të rasteve në fjalë

KF Istogu dje ka luajtur baras 0-0 ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.

Por skuadra istogase ka mbetur e zhgënjyerë me gjykimin e kësaj ndeshje, përcjellë Gazeta Olle.

Faqja zyrtare e “torftave” ka publikuar disa raste ku pretendon që është dëmtuar.

“Pozitë jashtë loje! Istogu dëmtohet në këtë rast nga asistenti i dytë, që sinjalizoi për pozicion jashtë loje, shihet qartë që nuk ishte Offside. Topin e ka lojtari i Istogut në mesfushë dhe pason për lojtarin në anën e majtë Florent Rexhaj i cili del i vetëm përballë portierit dhe kishte rast të pastër shënimi, por gjyqtari anësor gabon dhe i’a mohon Istogut një rast të pastër shënimi”, shkruan KF Istogu, duke e ilustruar me foton e mëposhtme.

Fotografia e KF Istogu

Tutje, Istogu ka kërkuar edhe një penallti të cilën e ka postuar me video të cilën mund ta gjeni më poshtë.

Ndryshe, skuadra e Istogu ka 22 pikë pas 13-të xhirosh dhe gjendet në pozitën e katërt në tabelë me tri pikë më pak se lideri aktual, Arbëria./GazetaOlle

❗Istogu dje u dëmtua në këtë rast, shihet qartë që ishte penallti klasike.⏱ Ishte minuta e '74 kur Florent Rexhaj ndalet në mënyrë të palejuar nga mbrojtësi i Vëllaznimit.🔕 Gjyqtari kryesor heshti në këtë rast dhe nuk akordoi penallti për Istogun.

Gepostet von KF Istogu am Donnerstag, 7. November 2019