Istogu përuron nesër “shtëpinë e re”, aty e pret Dritën të dielën

Istogu më në fund e ka bërë gati shtëpinë e re, stadiumin “Demush Mavraj”, ku tani e tutje do t’i zhvillojë ndeshjet që do t’i luajë si vendës.

Faqja zyrtare e klubit në Facebook ka konfirmuar që përurimi i renovimit të stadiumit do të bëhet nesër (e shtunë) në ora 11:00, ndërsa pjesëmarrës pos kryetarit dhe drejtorit të klubit, Ismajl e Fazli Bytyçi, do të jenë edhe Ministri i Sportit, Kujtim Shala, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Një ditë më vonë, të dielën, Istogu e zhvillon në shtëpi ndeshjen kundër Dritës, me fillim prej orës 13:00. /Olle

10403485_1133036480058076_4211141408736224884_n 12193677_1133036533391404_6050120543058786451_n 12193862_1133036446724746_7558346680176070671_n