Istogu ndahet me Nazmi Ramën, e zëvendëson Genc Hoxha?

Istogu e ka mbyllur një kampionat të suksesshëm në Raiffeisen Superligë, duke i shpëtuar mbijetesës, pavarësisht shumë vështirësive. Madje, ata i ikën edhe barazhit.

Mirëpo, me t’u mbyllur kampionati, drejtuesit e klubit kanë përvjelur mëngët dhe janë në kërkim të ndryshimeve.

Kështu, sipas drejtorit të klubit, Fazli Bytyqi, ata kanë kryer marrëveshjen me trajnerin e deritashëm, Nazmi Rama.

“Me trajnerin e kemi kryer marrëveshjen dhe nuk besj se do të vazhdjmë. Më shumë është jo, se sa po”, tha Bytyqi për GazetaOlle.com.

Ai konfirmoi edhe bisedimet me trajnerin e Vëllaznimit të Gjakovës, Genc Hoxha, të cilit po ashtu i ka skaduar kontrata me kuqezinjtë. “Me Gencin ka herë kam pasur shoqëri dhe jemi të interesuar për të”.

 

 

‘Trofta’ kërkon që klubin ta mbajnë bashkarisht

 

Deri më tani Istogu për gjithë sukseset i falet Restaurantit ‘Trofta’. Për këtë, drejtori i klubit, Fazli Bytyqi, thotë se ka ardhur koha që edhe të tjerët të kontribuojnë për klubin.

“Kam pasur takim me kryetarin e Komunës, dhe kam kërkuar që bashkarisht ta mbajmë klubin, duke kërkuar edhe inkuadrimin e biznese tjera, sepse është e vështirë që i vetëm ta mbash klubin dhe të gjuash para pa fituar asgjë”, sqaron numri një i Istogut, shkruan GazetaOlle.com.

Sipas tij, vetëm në edicionin e kaluar ka shpenzuar rreth 200 mijë euro. “Kemi kërkuar më herët që klubi edhe të privatizohet. Unë nuk dua ta mbajë kapuqin e madh, por të jemi bashkallëk dhe klubi të ecë përpara”.

Ai thekson se e do klubin dhe nuk mendon ta lëshojë, por kërkon që edhe të tjerët t’i dalin në ndihmë dhe sipas Bytyqit gjithçka do të sqarohet në javën e ardhshme. (Gazeta Olle)