Istogu liron katër futbollistë 04/12/2015 Futboll Vendor, Vala Superliga Vjeshta jo e mirë nëpër të cilën kaloi skuadra e Istogut, ka bërë që krerët e klubit të fillojnë ndryshimet para stinorit vjeshtor. Faqja zyrtare e klubit në Facebook ka njoftuar që Istogu e ka liruar portierin Kushtrim Hoxhaj, mbrojtësit Ilir Syla e Ragip Mazrekaj dhe sulmuesin Drilon Nuza. Në anën tjetër, klubi ka ndërprerë edhe bashkëpunimin me trajnerin e portierëve Nexhat Zhubi. Istogu iu ka uruar atyre suksese në të ardhmen, duke i falënderuar për kontributin në skuadër. /Olle