Istogu bën goditje të madhe: Nënshkruan me hendbollisten e cila ishte pjesë e dy herë kampionit të Evropës

KHF Istogu është përforcuar me një hendbolliste nga Mali i Zi.

Tina Hetemi është transferja e radhës te Istogu, shkruan Gazeta Olle.

Hetemi vjen nga skuadra malazeze, Buducnosti i Podgoricës, të cilët janë dy herë kampion të Evropës.

Ndërsa është pjesë e reprezentacionit të Malit të Zi U19.

Skuadra e Istogut është në përgatitje në Rozhaj para garave të Evropës që priten të fillojnë shumë shpejt.