Istogu – 2 Korriku, mbyllet pa fitues

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së nëntë të Ligës së Parë, ndërmjet Istogut dhe 2 Korrikut.

Takimi i luajtur sot në Demush Mavraj u mbyll pa fitues, 1:1.

Nesër zhvillohen takimet tjera të kësaj jave.

Kujtojmë që këtë fundjavë luan Liga e Parë, por jo edhe Superliga, e cila pushon shkaku i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës.