Ismet Munishi takohet në Turqi me legjendën e futbollit rumun, George Hagi

Ballkani e ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore në përgatijet në Turqi.

Suharekasit janë ndeshur me skuadrën rumune, Viitorul, përcjellë Gazeta Olle.

Portokallezinjtë shfaqën formë të lartë në këtë duel, duke e fituar atë me rezultat të thellë, 4:1.

Golat i realizuan Artur Magani, Arbër Prekazi, Visar Berisha dhe Arbër Hoxha.

Edhe në këtë duel, kampioni vjeshtor i elitës ka treguar paraqitje fantastike.

Ndeshjen ndaj ekipit Viirtolu, trajneri Ismet Munishi e shfrytëzoi edhe për një takim me legjendën e futbollit rumun, George Hagi.

Takimin me Hagin ishte nder për trajnerin kampion vjeshtor të elitës.

“Kenaqesi dhe nder i veçante ishte sot takimi dhe me George Hagi qe ishte lojtar fantastik dhe emer i madh i futbollit rumun”, shkroi Munishi në Facebook. /Gazeta Olle/