Ismet Munishi ‘shpërthen’ pas dënimit nga FFK-ja (FOTO)

‘Timonieri’ kosovar Ismet Munishi është dënuar nga Federata e Futbollit të Kosovës me gjashtë-muaj mos dënim për shkak të përfshirjes në një video skandal ku u diskutua për kurdisje të ndeshjeve, përcjellë Gazetaolle.com.

Munishi ka reaguar me një shkrm interesant një ditë pas dënimit, në rrjetin social ‘Facebook’. /Gazetaolle.com

Statusi i plotë i Ismet Munishit

“Jeta vazhdon, pavarësisht nëse ne veprojmë si qyqarë ose si heronj. Jeta s’ka asnjë disipline tjetër për ta imponuar, përveç pranimit të padiskutueshëm të saj. Çdo gjë para së cilës ne i mbyllim sytë, çdo gjë prej së cilës ne ikim, çdo gjë që e mohojmë, e denigrojmë ose e përçmojmë, shërben për të na mposhtur neve në fund. Ajo që duket e ndyrë, e dhimbshme, djallëzore, mund të bëhet burim i bukurisë, kënaqësisë dhe forcës, nëse përballet me një mendje të hapur. Secili moment është i artë për atë që e ka vizionin për ta njohur atë si të tillë”, ka shkruar Munishi në Facebook.

mm