Ismet Munishi reagon në stilin e tij unik

Ismet Munishi ka lansuar një ‘bombë’ ende pa nisur punën te ekipi pejan.

Trajneri i Besës i ka thënë se Liga e Parë do të ketë shikueshmëri më të madhe se Superliga në edicionin e ri.

“Liga e pare do te kete shikushmeri me shume se superliga ju garantoj. Shpresoj qe klubet rivale te marin trener te mire qe te pakten konkurenca dhe rivaliteti te jene ne nivel. Forca Besa e Pejes ,, Besa Bese,,”, ka shkruar Munishi në facebook.

Ai është i bindur që ekipi pejan do të inkuadrohet në Vala Superligë pas një viti, por shpreson që të kenë rivalë të denjë.