Ismet Munishi paralajmëron ardhjen e Kushtrim Mushicës tek Vëllaznimi (FOTO)

Kushtrim Mushica mund të jetë transferi i radhës i Vëllaznimit të Gjakovës. Kështu të paktën ka paralajmëruar kryetrajneri i kësaj skuadre Ismet Munishi.

Ai në një publikim në rrjetin social në ‘facebook’ e ka paralajmëruar një transferim të tillë duke i komentuar vetë Mushicës, i cili po i dëshironte fat ish-skuadrës së tij Prishtinës para garat ndërkombëtare, përcjellë Gazetasheshi.com.

ismet munishi

“Kuq e zi shumë shpejtë”, ka shkruar me ikona Munishi.

munishi 12

Kujtojmë që Mushica kishte qenë pjesë e Vëllaznimit disa sezone më parë, ndërsa sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Flamurtarit nga Prishtina.

gjakova vellaznimi