Ismet Munishi me dy super-transferime te Ballkani

Ballkani i Suharekës ka zyrtarizuar në krye të shtabit teknik Ismet Munishin.

Klubi që arriti të mbijetoj në Superligë po synon të bëjë një ekip të fortë dhe për qëllim ka daljen në Evropë.

Sulmuesi prizrenas Liridon Fetahaj është afër t’i bashkohet Ballkanit gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, jo vetëm Fetahaj do t’i bashkohet klubit suharekas.

“Gazeta Sheshi” merr vesh se Ballkani ka arritur marrëveshje me sulmuesin e talentuar të Prishtinës, Arbër Hoxha.

Marrëveshja mes Ballkanit dhe Hoxhës është arritur, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.