Ismet Munishi afër Besës?

Strategu i njohur kosovar, Ismet Munishi, do të jetë trajner i ri i Kf Besa.

Lajmi është bërë i ditur pak çaste me parë, rreth akordit që Munishi e skuadra pejane e kanë arritur, shkruan Sport PLUS.

Bëhet fjalë për një kontratë 1 vjeçare, me mundësi vazhdimi, e cila është pranuar nga Munishi.

KF Besa për herë të parë sivjet u largua nga Superliga, ndërsa poashtu kjo do jetë hera e parë që Ismet Munishi, do të drejtojë një skuadër që luan në Ligën e Parë.

Burime të afërta të SportPLUS me KF Besa, bëjnë të ditur se së shpejti do të ketë lajme të mira në klubin pejan, meqë një biznes serioz do të marrë përsipër financimin e këtij klubi.

Emri i personit afarist që ka treguar gadishmërinë të ndihmojë Besën është i njohur për redaksinë tonë, ndërsa do të bëhet publik së shpejti.