Ismet Caka tregon pse u kthye te Vushtrria, ja çfarë u premton tifozëve

Vushtrria kërkon me këmbëngulje rikthimin në elitën e futbollit. Mbrojtësi Ismet Caka është rikthyer në klubin e Vushtrrisë dhe beson e shpreson se do të rikthehen në elitë.

Vushtrria është kampione vjeshtore me 38 pikë të mbledhura, por nuk e ndjen qetësinë, për faktin se nuk kanë më shumë se tri pikë se Besa në  pozitën e dytë dhe 5 më shumë se Dukagjini i Klinës, i cili renditet në vend të tretë, transmeton Gazeta Olle.

“Kanë qenë gjashtë muaj që kam luajtur në KF Trepça, pastaj me insistimin e kryesisë edhe stafit teknik kam vendosur të kthehem, që t’iu ndihmoj në objektivin e vetëm: rikthimin e Vushtrrisë në Superligë”, shprehet Caka për “Bota Sot”.

“Vushtrrinë në pranverë e shoh edhe më të mobilizuar se që ishte në vjeshtë dhe me shumë përkushtim drejt Superligës”, shton tutje ai, i cili flet edhe për luftën për titull. “Mendoj që Vushtrria, Dukagjini, Besa dhe Vëllaznimi do të janë prej konkurrentëve, por mund të ketë edhe ndonjë skuadër që kërkon të jetë befasi. Kryesisht këto ekipe do të janë në garë për arsye të fondit të lojtarëve dhe traditës në futbollin e Kosovës”.

Në fund edhe premtimi për tifozët. “Ju premtoj angazhim sikur çdo herë që nuk ka munguar as këtë herë, nuk do të mungoj dëshira dhe përkushtimi për rikthimin në Superligë të klubit tonë të zemrës”, u shpreh ndër të tjera Caka.