Ismajli te Prishtina

Prishtina po mendon për periudha më afatgjate. Pasi e transferuan Atdhe Grajçevcin, “bardhekaltrit” të dielën pritet të bëhen edhe me një super-talent. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili po shkëlqen në fanellën e 2 Korrikut, por edhe të Përfaqësueses U-19 të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i klubit kryeqytetas, Ramiz Krasniqi. “Ismaili është një lojtar me të ardhme, me perspektivë të madhe, një talent i jashtëzakonshëm”, tregoi Krasniqi për “Zërin”.

Ndërkohë, ai shtoi se është arritur marrëveshja në parim me Besnik Krasniqin, por që pritet edhe zyrtarizimi i rikthimit të tij në Prishtinë, si dhe 1-2 përforcime tjera.