Ismajli pas fitores me Islandën: Vetëm ngjyrat kuqezi të japin emocione të tilla

Shqipëria ka shënuar fitore të madhe ndaj Islandës në kualifikimet për “Euro 2020”. 

Në “Elbasan Arena”, Shqipëria fitoi me rezultat 4-2, shkruan Gazeta Olle.

Dërmaku shënoi i pari për Shqipërinë.

Kurse në pjesën e dytë realizuan edhe Hysaj, Roshi e Cikalleshi.

Mbrojtësi kosovar, Ardian Ismajli, u shpreh shumë i lumtur pas fitores.

“Çfarë ndeshje, çfarë emocioni, vetëm këto dy ngjyra t’i dhurojnë. Faleminderit për mbështetjen”, shkroi ai. /Gazeta Olle/