Ismajli flet pas golit të parë: Duam këtë objektiv me Hajdukun

Fillimi i sezonit ishte katastrofik për skuadrën e Hajdukut të Splitit, por së fundmi situata po rikthehet drejt normalitetit.

Skuadra ka fituar katër nga pesë përballjet e fundit dhe në takimin e sotëm ndaj Lokomotivës së Zagrebit ishin protagonistë dy lojtarë shqiptarë, shkruan Newsport.

Qendërmbrojtësi Ardian Ismajli zhbllokoi takimin, duke gjetur kështu golin e parë në kampionatin kroat, ndërsa sulmuesi anësor Françesko Tahiraj iu besua për herë të parë një vend në formacionin titullar, transmeton Gazeta Olle.

“I mbytëm ata që nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Ishte një fitore e merituar. Duhet të vazhdojmë kështu dhe do ta kapim Evropën (Hajduk ndodhet pesë pikë larg Lokomotivës së vendit të katërt). Kishim rreth 17 mijë tifozë që po na mbështetin, mendoj se ua shpërblyem me këtë fitore”, përfundoi Ismajli.