Islandezi zgjodhi SHBA-të për Botërorin, sot është futbollisti më i penduar në botë

Kombëtarja e Islandës në futboll arriti suksesin më të madh në nivel vendi në sport.

Ajo siguroi pjesëmarrjen për herë të parë në Kupën e Botës, që vitin tjetër organizohet në Rusi.

Islanda ishte pjesë e grupit ‘I’, së bashku me Kosovën Kroacinë, Turqinë, Ukrainën e Finlandën.

Edhe pse një vend i vogël me vetëm 300 mijë banorë, Islanda ia doli të përfundojë e para në këtë grup.

Fatin për të qenë pjesë e botërorit nuk e ka edhe Aron Johannsson.

Image result for Aron Johannsson.

26 vjeçari Johannson, me prindër nga Islanda por i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të ketë mundësinë të realizojë ëndrrën për të luajtur në Kampionatin Botëror, së paku jo në Rusi.

Johannson në vitin 2012 kur po rritej çdo ditë e më shumë si futbollist, refuzoi Islandën për t’iu përgjigjur pozitivisht një telefonate te Jurgen Klinsmann.

Ai iu bashkua ekipit kombëtar të SHBA-ve, me shpjegimin se do të arrinte botërorin me këtë kombëtare.

Por sot, Islanda është ajo kombëtare që ka siguruar botërorin e Rusisë, dhe Johannson atë do ta shikojë vetëm nga televizori.

Related image

Image result for Aron Johannsson.